Please enter at least 3 characters.

Carvajal: Hazard mund të na ndihmojë shumë

2019/06/gettyimages-1093691906-2048x2048-1-e1559715541712.jpg
247:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Daniel Carvajal of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madrid është shumë afër ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea, ndërsa mbrojtësi i madrilenëve, Dani Carvajal, ka thënë se belgu do u ndihmonte shumë.

Ylli belg pritet që të prezantohet te skuadra spanjolle në ditët e ardhshme,  ndërsa mbrojtësit ka thënë se ai është një lojtar që mund të përshtatet shumë lehtë në ligën e Spanjës.

"Hazard mund të jap shumë gjëra për sulmin tonë. Ai është një lojtar që e dëshiron topin dhe nuk fshihet në fushë", ka thënë Carvajal në një intervistë për El Larguero .

"Unë ende nuk e di nëse ka ndodnjë marrëveshje apo jo, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen", ka shtuar më tej mbrojtësi i Real Madridit.

Eden Hazard pritet të transferohet te madrilenët në ditët e ardhshme, por që ende nuk është bërë e ditur se sa do të përfitojë Chelsea nga shitja e tij, e që flitet për një shumë rreth 120 milionë euro. /Telegrafi/