Carrick i beson dyshes Mainoo-Tielemans: Janë shumë të ndryshëm
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mirëpritur konkurrencën në mesfushën e skuadrës mes Kobbie Mainoo dhe Youri Tielemans, duke theksuar se të dy futbollistët sjellin cilësi të ndryshme në lojën e ekipit.
“Ata do të sjellin cilësi. Janë dy lojtarë shumë të ndryshëm. Jemi me fat që kemi alternativa cilësore në mesfushë. Do të kemi mundësi të bëjmë zgjedhje të ndryshme në varësi të ndeshjeve”, u shpreh Carrick.
Tekniku anglez ka treguar tashmë besimin e tij te të dy mesfushorët, duke i aktivizuar si titullarë në fitoren 5-2 të Manchester United ndaj Ipswich.
Carrick ka vendosur t’u besojë sërish Mainoo dhe Tielemans edhe në transfertën e sotme ndaj Evertonit, me të dy lojtarët që janë përfshirë në formacionin bazë.
Konkurrenca në mesfushë pritet të jetë një nga pikat interesante për t’u ndjekur te “Djajtë e Kuq”, teksa Carrick duket se po shfrytëzon në maksimum alternativat që ka në dispozicion. /Telegrafi/


