Please enter at least 3 characters.

Carragher: Liverpooli duhet ta zëvendësojë Van Dijkun me Dayot Upamecanon në janar

2020/10/Upamecano-2-e1603147530144.jpg

Liverpooli duhet t’i shtojë përpjekjet për mbrojtësin e RB Leipzigut, Dayot Upamecano – ka thënë Jamie Carragher.

Sipas tij, për ta mbuluar periudhën e lëndimit të Virgil van Dijk, Redsat duhet ta transferojnë 21-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi holandez do të mungojë disa muaj si pasojë e lëndimit të ligamentit kryqëzues të përparmë të gjurit (ACL) në ndeshjen ndaj Evertonit, pas ndërhyrjes së portierit Jordan Pickford.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se kampioni i Ligës Premier duhet të intervenojë në afatin dimëror për ta zëvendësuar Van Dijkun.

(Foto: Instagram/upamecano_5)

Ai ka thënë për Sky Sports se Redsat e kanë pasur në plan ta transferojnë një qendërmbrojtës në verën e ardhshme (për shkak të largimit të Dejan Lovren dhe lëndimeve të shpeshta të Joel Matip), mirëpo tash këtë duhet ta bëjnë që në janar.

“Është një djalë i ri për të cilin të gjithë po flisnin te Leipzigu, Dayot Upamecano, po flitet për të... Nëse është ai që e kanë dashur, atëherë duhet ta transferojnë”, ka këshilluar Carragher. /Telegrafi/