Please enter at least 3 characters.

Cardi B në telashe me ligjin, po hetohet për 14 akuza

2019/06/carrrr.jpg
220:"NEW YORK, NY - MAY 31: Cardi B arrives at court for the first day of her trial addressing a misdemeanor assault charge at Queens Criminal Court on May 31, 2019 in New York City. (Photo by David Dee Delgado/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperja me famë botërore Cardi B është akuzuar nga Juria e Madhe e Queens për disa raste të rrahjeve në një klub nate.ABC News raportoi të premten se akuzat "nuk ishin menjëherë të qarta", dhe se nuk do të mbyllen deri me arrestimin e saj më 25 qershor.

TMZ ka raportuar gjithashtu se mbi rap-artisten rëndojnë “14 akuza, duke përfshirë dy akuza për veprën penale të kryerjes së një sulmi me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda fizike. Akuza të tjera përfshijnë rrezikshmëri të pamatur, sulme, kërkime kriminale, konspiracion dhe ngacmim".

E njëjta thuhet se ka sulmuar disa striptizere në klubet e natës, nën dyshimin se ato shkonin me bashkëshortin e saj, reperin Offset.

Në muajin prill, Cardi B ka pranuar një ofertë për pranimin e fajësisë nga zyra e avokatit të qarkut.

Marrëveshje përfshinte pranimin e fajit për sulmin kundërvajtës në shkallën e tretë, dhe si rrjedhojë ajo nuk do të kishte bërë kohën e burgut nëse do poltësoheshin disa nga kushtet, dhe rasti do të hidhej poshtë. /Telegrafi/