Please enter at least 3 characters.

Cardi B dhe Offset festojnë njëvjetorin e lindjes së vajzës

2019/07/GettyImages-1157719615-e1562771675900.jpg
220:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JUNE 22: Cardi B performs at the 7th Annual BET Experience at L.A. Live Presented by Coca-Cola at Staples Center on June 22, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperja e popullarizuar, Cardi B, e kishte mirëpritur fëmijën e parë, vajzën e quajtur Kulture, me bashkëshortin e saj Offset me 10 korrik të vitit 2018. Muzikantët e festuan ditëlindjen e parë të vajzës, teksa ndanë me ndjekësit postime në rrjetet sociale.

Cardi ka ndarë një imazh të ëmbël bashkë me vajzën dhe duket se mezi e ka pritur orën dymbëdhjetë për të uruar.

Nga ana tjetër, Offset po ashtu ka ndarë një fotografi të vajzës me përshkrimin: "Ju jeni perfekte. Urime ditëlindjen e parë. Të dua".

Reperja javë më parë i bëri vajzës dhuratë për ditëlindje në vlerë prej 100 mijë dollarësh, të punuar nga gjiganti i bizhuterive Eliantte.

Përndryshe, 26-vjeçarja është martuar në fshehtësi me reperin e lartpërmendur në vitin 2017, ndërsa një kohë të gjatë lidhja e tyre ka qenë në krizë. /Telegrafi/