Please enter at least 3 characters.

Capital T publikon këngën "Habibi" në bashkëpunimin me Anxhela Peristerin dhe Mandin

2022/07/Screenshot_15-24.png

Është lansuar një tjetër bashkëpunim muzikor nga tre artistë të famshëm shqiptarë.

Reperi Capital T ka bashkuar forcat me këngëtaren Anxhela Peristerin dhe Mandin Nishtullën.

Të tre artistët kanë lansuar këngën me titullin “Habibi” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Screeshot/YouTube

Për muzikën dhe aranzhmani është kujdesur Irkenc Hyka, për tekstin Anxhela Peristeri dhe Capital T.

Ndërkohë, miksimi dhe masterizimi u realizua nga Jojo, teksa puna për videoklipin iu besua “Max Producion”.

Foto: Screeshot/YouTube

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Capital T në YouTube dhe të tjera platforma e që padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre. /Telegrafi/