Please enter at least 3 characters.

Capello: Ronaldo më i miri i Madridit, Messi i gjithë botës

2016/01/capello-ronaldo-m-euml-i-miri-i-madridit-messi-i-gjith-euml-bot-euml-s_hd.jpg

“Argjentinasi ka krijimtari në fushë, ka fantazi dhe i shkon direkt portës, kualitete që nuk i kanë të gjithë në botë. Nga ana tjetër qëndron Ronaldo, lojtar me potencë dhe shpejtësi. Portugezi ka goditje të forta, është një goleador i lindur”, ka thënë fillimisht Capello.

Ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura evropiane thotë se Neymar ka më shumë imagjinatë se Ronaldo, por që të dy janë larg Messit.

“Është i ri dhe duhet t’i japim kohë. Për mendimin tim, braziliani ka më shumë imagjinatë se Cristiano, por të dy janë mjaft larg nga Messi, i cili ndodhet në një dimension tjetër”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/