Cannavaro pozitiv në doping
08/10/2009
Besohet se italiani ka marrë një bar anti-alergjik me qëllim që të parandalonte shokun anafilaktik, dhe kjo ka qenë arsyeja që ka rezultuar pozitiv.
Juventusi e kishte këshilluar CONI-n (Komitetin Kombëtar Olimpik të Italisë) për këtë gjë, mirëpo ata nuk kanë dëgjuar, ashtu që pas testit Cannavaro ka dalë pozitiv në kortizon.
Mbrojtësi aktualisht është duke u marrë në pyetje nga CONI dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Irlandës, ndërsa nëse nuk do të ketë probleme, ai do të mund të luajë kundër Qipros.


