Can: Jam i lumtur që jam në një klub të madh si Juve, kjo është një nga ditët më të mëdha të jetës sime
Emre Can ka folur për herë të parë si futbollist i Juventusit duke thënë se kjo është "një nga ditët më të mëdha të jetës sime".
Reprezentuesi gjerman kaloi si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin kishte skaduar dhe sot (e enjte) kishte testet mjekësore përpara nënshkrimit të marrëveshjes katërvjeçare.
Pas zyrtarizimit të tij si futbollist Zonjës së Vjetër, Can është parë i lumtur duke e cilësuar si zgjedhjen ideale dhe njërën nga ditët e tij më të mëdha në jetën e tij.
"Është me të vërtetë një ditë e mrekullueshme për mua, një nga ditët më të mëdha të jetës sime", ka thënë fillimisht Can për JTV.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe sigurisht që mund të shoh menjëherë se sa i madh është ky klub. Kam qenë vetëm në J-Medical dhe ju mund të shihni se sa e madhe është dhe selia këtu, është e mrekullueshme".
"Erdha këtu, sepse Juventusi është një klub i madh. Kam ndjekur ekipin që kur isha i ri dhe Juventusi është një ekip që fiton tituj dhe kjo është ajo që unë dua dhe për shkak se ne përshtatemi shumë mirë së bashku".
"Kur isha shumë i ri, menaxheri im i vjetër gjithmonë më thoshte që nga moshta gjashtë vjeçare që një ditë do të shkoj në Juventus dhe tani jam këtu".
"Nuk do ta harroj kurrë këtë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj që të kemi një kohë të madhe këtu së bashku dhe të fitojmë shumë tituj".
Can në fund ka treguar se ka zgjedhur përsëri numrin e preferuar 23, teksa për fund ka thënë "Forca Juve!". /Telegrafi/


