Please enter at least 3 characters.

Caktohet orari për çerekfinalet e Kupës së Italisë, spikat ndeshja Inter - Milan

2021/01/Coppa-Italia-tabellone-scaled.jpg

Data dhe koha e fillimit të ndeshjeve për çerekfinalet e Kupës së Italisë janë konfirmuar.

Çerekfinalisti i fundit do të vendoset këtë mbrëmje, kur Lazio e pret Parman në Olimpico. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballen me Atalantan të mërkurën më 27 janar.

“Derby di Milano” që hap çerekfinalet, pasi zhvillohet më 26 janar.

Juventus-SPAL dhe Napoli-Spezia janë dy çiftet tjera të çerekfinales.

Kjo seri zhvillohet me vetëm një ndeshje, ku fituesi do të dihet pas 90 minutash, kohë shtesë ose penalltive.

Çerekfinalet

Inter-Milan (26 janar, 20:45)

Atalanta-Lazio / Parma (27 janar, 17:45)

Juventus-SPAL (27 janar, 20:45)

Napoli-Spezia (28 janar, 21:00)

/Telegrafi/