Please enter at least 3 characters.

Caktohet data kur do të përballen Klitschko dhe Joshua për tre tituj të botës

2017/02/klico.jpg
5:"© AP

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko janë takuar për herë të parë në Nju Jork para duelit që do të zhvillohet mes tyre në prill.

Ata u fotografuan së bashku në Madison Square Garden, ndërsa do të luftojnë për titujt IBF, IBO dhe WBA në peshën e rëndë.

Dueli i shumëpritur do të zhvillohet në Wembley para 90 mijë spektatorëve me 29 prill.

Dueli i shumëpritur do të zhvillohet me 29 prill

Tyson Fury ishte kampion i botës, por për shkak të dënimit dhe tërheqjes së tij nga boksi, Joshua e Klitschko do të luftojnë edhe për dy titujt e lirë.

Joshua pas Olimpiadës së vitit 2012 duke fituar 18 meqe që të gjitha më nokaut.

Kundërshtari i tij, Klitschko, i cili do të mbush 40-vjeç në mars, ka 64 fitore dhe vetëm 4 disfata në karrierën 20-vjeçare. /Telegrafi/