Please enter at least 3 characters.

Bytyqi: Nuk jam i suspenduar

2016/01/bytyqi-nuk-jam-i-suspenduar_hd.jpg

“Dua të them që mua mu ka ngrirë kontrata deri në një vendim tjetër, nuk jam suspenduar siç thuhet në disa media”, tha fillimisht Bytyqi për gazetën.

“Arsyeja e ngrirjes së kontratës time lidhet ekskluzivisht me debatin që e kam bë me trajnerin pas ndërrimit në Gjakovë. Debat për të cilin kanë ndikuar shumë faktorë, sepse dihet që nuk është në natyrën time të bëj debate të tilla, megjithatë, unë e kam pranuar këtë vendim, sepse është vendim i kryesisë, se sa është i rëndë nuk do ta komentoj, por jam i bindur që shumë shpejt do ta rishqyrtojnë këtë dënim dhe gjërat do të kthehen në normalitet”, shtoi Bytyqi. /Telegrafi/