Please enter at least 3 characters.

Bytyqi: Mësimdhënësit e viteve të '90-ta parandaluan zhbërjen tonë kulturore

2019/07/67220491_923793604620870_6957439925339815936_n.jpg

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se mësimdhënësit e shekullit XX që mbajtën gjallë arsimin në Kosovë, po ju kthehet dinjiteti.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka thënë se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kriteret e realizimit të së drejtës në kompensim shtesë për punëtorët e arsimit shqip që punuan nga vitit shkollor 1990/1991 deri në vitin shkollor 1998/1999.

Po ashtu, ai ka thënë se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për pronarët e shtëpive shkolla dhe objektet tjera të lëshuar për arsimin shqip 1990/1991.

Shkrimi i plotë i ministrit Bytyqi
Miq të dashur, po ndaj me ju një lajm të mirë që ka të bëjë me kategorinë e mësimdhënësve që parandaluan zhbërjen tonë kulturore. Personelit arsimor shqiptar, të cilët gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, mbajtën gjallë arsimin në Kosovë, nga sot po ju kthehet dinjiteti.Jam shumë i lumtur që sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kriteret e realizimit të së drejtës në kompensim shtesë për punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që punuan nga viti shkollor 1990/1991 deri në vitin shkollor 1998/1999, si dhe Udhëzimin Administrativ për pronarët e shtëpive shkolla dhe objektet tjera të lëshuar për arsimin shqip gjatë viteve 1990/1999.Me hyrjen në fuqi të këtyre dy udhëzimeve, do të zbatohet Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/1999, Ligj ky që është miratuar gjatë mandatin tim si ministër i Arsimit.Punonjësit e arsimit dhe kryefamiljarët që lëshuan objektet për shtëpi-shkolla gjatë periudhës 1990-1999, do të mbeten përherë pjesë e historisë më të lavdishme të popullit shqiptar. /Telegrafi/