Please enter at least 3 characters.

Byrek me mish pa petë

2016/12/1-100.jpg

Përbërësit:▪ 500 gr mish i bluar ▪ 200 ml kos ▪ 12 lugë miell ▪ 3 qepë ▪ 4 vezë ▪ Sodë buke ▪ Kripë ▪ Piper i zi ▪ VajPërgatitja:

Grijmë qepën dhe e hedhim në një tigan me vaj në temperaturë mesatare dhe e përziejmë për disa minuta derisa të zbutet plotësisht.

Në të shtojmë mishin e grirë, kripën dhe piperin e zi dhe i përziejmë herë pas here. Në momentin që shihni se mishi i grirë është përgatitur siç duhet, shtoni herë pas here nga pak ujë.

Në një enë shtojmë të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa të krijohet një shkumë e qëndrueshme.

Hedhim më pas të verdhat e vezëve, kosin, miellin dhe sodën e bukës.

I përziejmë mirë që të fitojmë një masë homogjene. Ndërkohë mishin e grirë e kemi larguar nga zjarri pasi ka thithur të gjithë sasinë e ujit.

E shtojmë atë në enën ku kemi përgatitur shkumën e vezëve dhe përbërësit e tjerë dhe i përziejmë së bashku.

Tavën e pjekjes e lyejmë me vaj dhe në të shtrojmë masën e përgatitur. E mbulojmë me letër për pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë.

E largojmë nga furra pasi të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë. (Shije)