Please enter at least 3 characters.

Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët

2024/04/288317_shutterstock-11184.jpg

Çdo amvisë e di mirë se sa e rëndësishme është mbushja kur gatuan byrekë

Sekreti i një byreku të shijshëm qëndron te mbushja e tij, më poshtë po ju sjellim një recetë për mbushje që e përdorin furrtarët.

Përbërësit:- 8 lugë miell,- 1 maja e thatë,- 2 gota qumësht,- 1 filxhan vaj,- kripë ose sheqer (në varësi të byrekut që po e gatuani).

shutterstock

Përgatitja:

Përzieni përbërësit e listuar në një enë.

Kur bëni byrekë nga kore të gatshme, të njelmëta ose të ëmbla, lyeni secilën kore me këtë mbushje dhe më pas mbushni në mënyrën e zakonshme.

Hidhni pjesën tjetër të mbushjes mbi byrek dhe lëreni të pushojë për një orë e gjysmë para se ta fusni në furrë për ta pjekur.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.