Please enter at least 3 characters.

Bylbyl Sokoli bëhet trajner i Ferizajt (Foto)

2016/01/sokoli-ofron-dor-euml-heqjen_hd.jpg

Tanimë është zyrtare. Bylbyl Sokoli është trajner i skuadrës nga Liga e Parë e futbollit kosovar, Ferizajt.

Trajneri i mirënjohur nga Kosova, Sokoli, ka arritur marrëveshjen me Ferizajn.

“GazetaOlle.com” ka siguruar foto të prezantimit të Sokolit pas arritjes së marrëveshjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Olle drejtori sportiv, Nadir Haxhimusa, që u rikthye pas një kohe në Ferizaj.

Misioni i Sokolit do të jetë rikthimi i Ferizajt në Vala Superligë.

Ndryshe, trajneri i njohur kosovar ka qenë i lidhur edhe Vëllaznimin, por një gjë e tillë nuk u materializua.

Sokoli në sezonin pranveror ishte trajner i Vllaznisë së Pozheranit, me të cilët u nda pas përfundimtar të gjysmë sezonit. /Olle/Telegrafi/