Please enter at least 3 characters.

Butrint Imeri bëhet biond, paralajmëron këngën “Si përpara”

2020/06/butrint_official_95991536_913734565719884_8491778426860579407_n-e1592057960265.jpg

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Butrint Imeri, së fundmi ka bërë disa ndryshime në dukjen e tij.

Që nga paraqitja e tij e parë, nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim të madh në dukje, ndërsa tani duket se i ka ardhur koha.

Në një postim në rrjetin social Instagram, krijuesi i hitit “Bella”, ka publikuar një video në të cilën vë në dukje ndryshimin, ndërsa paralajmëron publikimin e këngës.

“Si përpara” titullohet projekti i tij i radhës, prej të cilit i ka publikuar edhe disa sekuenca nga xhirimet e klipit.

Po ashtu, në secilën këngë të mëparme të publikuar nga ai, tashmë ndodhet edhe kopertine me titullin e këngës para secilës prej tyre.

Para një muaji, Butrinti kishte sjellë për fansat e tij, versionin akustik të disa prej hiteve të tij. /Telegrafi/