Please enter at least 3 characters.

Buta me 1 qershor lanson këngën e re

2019/05/bashbuta_58410236_459947188090545_2184909183942551851_n-e1559054827856.jpg

Hip-hop ylli, Buta, së shpejti pritet të publikojë projektin më të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Instagram, teksa ka sjellë një insert të shkurtër të këngës së re.

"Buta - 24/7, 1 qershor", ka shkruar ai i cili njëkohësisht i ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.

Nga ana tjetër, Buta tash e një kohë ka paralajmëruar bashkëpunimin me Skerdin, por akoma asgjë nuk është lansuar.

Kujtojmë që në fund të vitit 2018, Buta publikoi albumin e ri "Vjeshtë/Dimër", ku përfshihen rreth 12 këngë prej të cilave pesë ishin bashkëpunime. Duetet më të suksesshme padyshim se ishin ato me Gjikon dhe Ledri Vulën. /Telegrafi/