Please enter at least 3 characters.

Busquets: Napoli nuk na la hapësira

2020/02/SergioBusquetsaNapolki-2.jpg
296:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Dries Mertens of SSC Napoli is fouled by Sergio Busquets of FC Barcelona during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between SSC Napoli and FC Barcelona at Stadio San Paolo on February 25, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Busquets ka thënë se ka qenë e pamundur që Barcelona të gjente hapësira në mbrojtjen e Napolit, ndërsa e ka vënë në pah se katalunasit do të kenë mungesa në ndeshjen e kthimit.

Antoine Griezmann e neutralizoi golin e Dries Mertens dhe ndeshja u mbyll 1-1 duke lënë gjithçka hapur për sfidën e kthimit në Camp Nou.

“Napoli luante me një vijë prej katër lojtarësh dhe praktikisht me një vijë prej gjashtë të tjerësh pas tyre, prandaj ishte e pamundur t’i gjenim hapësirat”, ka thënë mesfushori për El Chiringuito.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Busquets mori karton të verdhë, ndërsa Arturo Vidal u përjashtua me të kuq, prandaj të dy do të mungojnë në ndeshjen e kthimit (më 18 mars).

“Tash për tash kemi pak opsione, prandaj duhet të gjejmë zëvendësimet e duhura”, është shprehur spanjolli. /Telegrafi/

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)