Please enter at least 3 characters.

Bulliqi: KRU "Prishtina" ka nënshkruar kontratën për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në Podujevë

2024/07/Shpejtim-Bulliqi-foto.jpg

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka nënshkruar kontratën për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në Komunën e Podujevës.

Bulliqi ka treguar se çfarë përfshin kontrata e nënshkruar, transmeton Telegrafi.

"Projektet përfshijnë: Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Herticë, rehabilitimin dhe ndërrimin e gypave të ujësjellësit në rrugët “Afrim Zhitia” dhe “Ilir Konushevci”, si dhe ndërrimin e gypit kryesor në rrugën “Brigadat” në Podujevë", ka pohuar ai.

Tutje, ai shtoi se këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë të pijshëm për këto lagje dhe fshatin Herticë./Telegrafi/