Please enter at least 3 characters.

Buffon i hapur për kalimin te Porto

2019/06/GianluigiBuffonpsg-1.jpg
254:"SINGAPORE, SINGAPORE - JULY 28: Gianluigi Buffon of Paris Saint Germain warms up before the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Gianluigi Buffonit ka thënë se klienti i tij është i interesuar për ta zëvendësuar Iker Casillasin te Porto.

Portieri legjendar spanjoll pritet të pensionohet si pasojë e problemeve shëndetësore, pasi në muajin e kaluar pësoi sulm në zemër.

Në ndërkohë, portieri legjendar italian i dha fund qëndrimit te Paris Saint-Germaini pas vetëm një sezoni në Ligue 1, ku e fitoi titullin, ndërsa kishte luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Ish-portieri i Juventusit tash është lojtar i lirë, pasi refuzoi rinovimin me PSG-në, ashtu që shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, përkundër moshës (41 vjeçar).

"Gigit i intereson ideja për të luajtur te Porto. Megjithatë, nuk ka një ofertë serioze në tavolinë dhe nuk e kemi takuar askënd. Ai mund të jetë i hapur për transferimin".

"Mbi të gjitha, po flasim për një klub me histori të madhe që luan në Ligën e Kampionëve", ka deklaruar agjenti Silvio Martina për gazetën portugeze O Jogo. /Telegrafi/