Please enter at least 3 characters.

Bucksat të fortë për Nuggetsat

2018/11/GettyImages-1060541448.jpg
457:"DENVER, CO - NOVEMBER 11: Giannis Antetokounmpo #34 of the Milwaukee Bucks drives to the basket against Paul Millsap #4 of the Denver Nuggets in the third quarter at the Pepsi Center on November 11, 2018 in Denver, Colorado. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Një prej ndeshjeve kryesore ishte në mes të Milwaukee Bucks si dhe Denver Nuggets në Fiserv Forum.

Bucks para shikuesve të vetë nuk lejuan që të befasohen prej mysafirëve, të cilët i mposhtën me rezultat 104-98.

Giannis Antetokounmpo dhe Paul Millsap (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)

Dy periudhat e parë i takuan Nuggetsave dhe u duk se në fund do të triumfojnë, por gjithçka ndryshoi në dy çerekët e fundit, kur basketbollistët vendas treguan cilësitë e tyre.

Basketbollisti më efikas te skuadra që triumfoi ishte Giannis Antetokounmpo që regjistroi 'double-double' në saje të 29 pikëve dhe 12 kërcimeve. Ai u ndihmua edhe nga Eric Bledsoe, i cili realizoi 23 pikë.

Te Nuggets më i miri ishte Nikola Jokic me njëzet pikë ndërsa tre më pak i shtoi Jaml Murray. Gary Harris realizoi 14 pikë.

Pas kësaj, Bucksat kanë bilanc prej 12 fitoreve dhe katër humbjeve gjersa te Denveri ka dhjetë fitore dhe shtatë pësime.

Në takimin e radhës Millwaukee do të takohet me Portland Trail Blazers kurse Nuggets do të ballfaqohen me Minnesota Timberwolves. /Telegrafi/