Please enter at least 3 characters.

Brooklyn do të mungojë në festën e Krishtlindjeve në familjen Beckham

2020/12/1_Christian-Louboutin-Wonderland-Launch-Run-Loubi-Run-at-Unit-London-e1607461463717.jpg

Djali i parë i Victoria dhe David Beckham kohëve të fundit ka qenë duke qëndruar në SHBA.

Ndërkaq, për shkak të pandemisë coronavirus, atij i është pamundësuar shkuarja në shtëpinë e tij, shkruan Mirror.

Për një gjë të tillë, ai do të festojë festat e fundvitit me të fejuarën e tij, por larg familjarëve.

Foto: Mirror

21-vjeçari në një paraqitje në rrjete sociale ka treguar se prindërit e tij janë të mërzitur, pasi ai nuk është në mesin e tyre.

Ndërsa një burim afër tyre ka thënë se modeli i njohur do të duhet të izolohet për dy javë nëse kthehet në Angli.

Foto: Mirror

Sidoqoftë kësaj, ai po kalon mjaft kohë me Nicola, martesa e të cilëve do të realizohet në vitin 2022. /Telegrafi/