Broja dhe Ugochukwu te Burnley, mësohet sa miliona do të fitojë Chelsea
Chelsea ka siguruar rreth 45 milionë funte nga shitjet e Armando Brojës dhe Lesley Ugochukwu, ndërsa klubi vazhdon të riformësojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Fabrizio Romanos.
Lesley Ugochukwu është zyrtarisht lojtar i Burnleyt, pasi u transferua për një tarifë të vlerësuar prej 25 milionë funte. Mesfushori francez largohet pas një sezoni me hapësira të kufizuara në “Stamford Bridge”.
Ndërkohë, transferimi i Armando Brojës drejt Burnleyt është në fazën përfundimtare, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim për një shumë rreth 20 milionë funteve.
Këto dy lëvizje i japin një shtysë financiare Chelseat, që kërkon të operojë brenda kufijve të Fair Play-it Financiar dhe të sigurojë fonde për afrimet e reja.
Asnjëri prej lojtarëve nuk arriti të sigurojë vend të qëndrueshëm në formacionin e parë, ndaj largimi drejt Burnleyt shihet si një mundësi për t'u rikthyer në nivelin e duhur me minuta të rregullta.
Broja, në veçanti, shpreson të rigjejë formën pas një sezoni me lëndime dhe pak minuta te Evertoni sa ishte në huazim, ndërsa Ugochukwu do të kërkojë të nisë një kapitull të ri në Ligën Premier.
Chelsea, nën drejtimin e Enzo Marescas, vazhdon procesin e riorganizimit të skuadrës, dhe këto shitje janë pjesë e strategjisë për të krijuar balancë dhe fleksibilitet në treg. /Telegrafi/


