Please enter at least 3 characters.

Britney Spears rikthehet në Instagram pas një pauze të shkurtër

2021/09/GettyImages-924293682-e1631654179508.jpg

Britney Spears u tha fansave të saj se do ta mbyll llogarinë e Instagram-it, por do të rikthehet shumë shpejti, dhe këtë tashmë e ka bërë pas vetëm gjashtë ditësh.

Ajo kishte deklaruar se po largohet nga rrjetet sociale për të festuar fejesën e saj me Sam Asghari, shkruan PageSix

Dhe 39-vjeçarja është rikthyer duke postuar disa fotografi nga festimet e fejesës.

Foto: Britney Spears/Instagram

“Disa fotografi nga pushimet e vikendit të festës së fejesës me të shenjtin tim, të fejuarin. Ende nuk po mund ta besoi”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e imazheve.

“Nuk mund të qëndroja larg Instgaram-it, kështu që jam rikthyer. I realizova këto në Palma Springs me disa shtesa flokësh”, vazhdoi tutje Spears.

Por, paparacët së fundi fotografuan artisten në Los Angeles dhe jo në Palm Springs.

Foto: Britney Spears/Instagram

Ishte Daily Mail që publikoi disa fotografi të çiftit të njohur, së bashku në një Mercedes-Benz në Los Angeles.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në anën tjetër kanë vënë re se fotografi të ngjashme me këto të fundi, Britney kishte postuar edhe në shkurt të këtij viti.

Foto: Britney Spears/Instagram

Ndërkohë, avokati i këngëtares, Mathew Rosengart tha për Page Six se ishte vendim i saj për të çaktivizuar llogarinë e Instagram-it.

Spears dhe i dashuri i saj, Asghari, u fejuan me 12 shtator, pas romancës pesë vjeçare. /Telegrafi/