Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe pritet ta rrit shkëmbin tregtar me SHBA-në pas BREXIT-it

2019/03/liam_fox.jpg
403:"BRISTOL, ENGLAND - NOVEMBER 30: International Trade Secretary Dr Liam Fox MP makes a key note speech on Brexit at the Royal Portbury Dock on November 30, 2018 in Bristol, England. During the International Trade Secretarys speech he called for MPs to look beyond current divisions and deliver Brexit saying the UK will play a pivotal role in shaping 21st century trade. (Photo by Matt Cardy/Getty Images)
12:"Getty Images

Ministri britanik i Tregtisë, Liam Fox, ka deklaruar se është e pamundur që Bashkimi Evropian t'i ofrojë Britanisë së Madhe një shtyrje të gjatë të BREXIT-it, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme evropiane.

Fox tha se është ende "krejtësisht e mundshme" që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja sipas planit më 29 mars, por mund të jetë e nevojshme një zgjatje e periudhës negociuese për nenin 50, për të pasur një dalje të qetë nga BE-ja, përcjell Telegrafi.

Kryeministrja britanike Theresa May, ka deklaruar se çdo zgjatje s'mund ta kalojë fundin e qershorit.

SHBA-ja ka paraqitur objektivat e saj për një marrëveshje tregtare pas BREXIT-it me Britaninë e Madhe, duke kërkuar të eliminojë tërësisht ose të pakësojë pengesat për produktet bujqësore amerikane dhe të rregullojë ndryshimet ligjore.

"Shumica e tregtisë sonë, siç e thashë, tani SHBA-ja është partnerja jonë më e madhe tregtare, bëhet sipas rregullave të OBT-së. A ka gjëra që mund të përmirësojmë? Po, ka disa gjëra në tregtinë e mallrave dhe ka shumë në tregtinë e shërbimeve. A do të pranojmë ne gjëra që besojmë se janë kundër interesave të konsumatorëve apo prodhuesve tanë? Jo, këto janë negociata", tha ministri Fox.

Kundërshtarët e BREXIT-it, thonë se një marrëveshje e tillë me SHBA-në do të hapte tregjet e Britanisë së Madhe ndaj produkteve të tilla si pulat e trajtuara me klor dhe drithërat e modifikuara gjenetikisht. /Telegrafi/