Please enter at least 3 characters.

Brescia përditëson të dhënat e Balotellit – Tani peshon rreth 100 kilogramë apo tetë kilogramë mbipeshë

2020/07/Balotelli-1.jpg

Uebfaqja zyrtare e Brescias ka përditësuar detajet e Mario Balotelli për të treguar se ai tani peshon 99.8 kg - afërsisht tetë kg mbipeshë.

Është një hap tjetër në betejën mes klubit dhe sulmuesit të tyre, i cili është përjashtuar nga stërvitja mes një mosmarrëveshje kontrate.

Të dhënat u ndryshuan në profilin e tij në faqen zyrtare, duke treguar se ai është i gjatë 190 cm dhe peshon plot 99.8 kg.

Sipas këtyre të dhënave dhe përllogaritjeve dele se ylli italian tashmë është mbipeshë afro tetë kg.

Balotelli shpesh ka luftuar me ruajtjen e formës së tij më të mirë, por kjo do të ishte përtej çdo niveli të pranueshëm për një atlet profesionist.

Klubi dhe sulmuesi janë duke ndërmarrë veprime ligjore kundër njëri-tjetrit për një sërë polemikash