Please enter at least 3 characters.

Brenda muajit qershor, Policia e Pejës arreston 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave

pranga arrestim
Foto: Ilustrim

Stacionet Policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë realizuar një sërë urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente, duke arrestuar 38 persona të kërkuar gjatë periudhës 1-22 qershor 2026.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshoheshin për vepra të ndryshme penale dhe ndaj tyre janë zbatuar vendimet e gjykatave.

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 13 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore.

Pas kryerjes së procedurave dhe pagesës së dënimit me gjobë, ata janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, me qëllim të realizimit të vendimeve gjyqësore dhe forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/