Brenda dy javësh, albumi i ri i Lamar
09/03/2015
Hip-hop artisti amerikan, Kendrick Lamar, ka njoftuar se brenda dy javësh do ta lansojë albumin e ri.
Albumi, titulli i të cilit akoma nuk dihet, vjen pas albumit të vitit 2012, “Good Kid, MAAD City”.
Aty do të përfshihen edhe këngët e reja të Lamarit, si “The Blacker the Berry” dhe “I”.
Lamar së fundmi fitoi dy çmime Grammy për këngën më të mirë rep dhe performancën më të mirë rep.
Sipas njoftimit të këngëtarit, albumi ka 17 këngë dhe do të dalë në shitje më 23 mars. /Koha.net/Telegrafi/


