Please enter at least 3 characters.

Bradley Cooper arrin në ‘Billboard Hot 100’ falë duetit me Lady Gagan

2018/10/BradleyGagaLady-e1539115317271.jpg
258:"VENICE, ITALY - AUGUST 31: Bradley Cooper (L) and Lady Gaga walk the red carpet ahead of the 'A Star Is Born' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 31, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori hollivudian, Bradley Cooper, ka arritur në top-listën prestigjioze Billboard Hot 100 falë duetit me Lady Gagan.

Kënga "Shallow" është pozicionuar në vend të 28-të, ndërsa u përfshi në Billboard Hot 100 në javën e kaluar falë emetimit të shumtë në gjithë botën.

Kjo këngë është lëshuar plot 8.3 milionë herë në Amerikë, ndërsa është shkarkuar mbi 58.000 herë.

Derisa kjo është hera e parë e pjesëmarrjes së Cooper në top-listën e Billboard, Gaga ka arritur 21 herë në mesin e 40 më të mirëve, derisa në total në Hot 100 ka marrë pjesë 27 herë.

"Shallow" është këngë nga filmi "A Star Is Born" ku aktori dhe këngëtarja i luajnë rolet kryesore.

Filmi është dhënë premierë të premten, me ç’rast të njëjtën ditë është publikuar edhe dueti mes tyre. Këngën e ka shkruar Gaga së bashku Mark Ronson, Anthony Rossomand dhe Andrew Wyatt.

Filmi "A Star Is Born" përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet Lady Gagas dhe Bradley Cooperit. Aktori i këndon vet pesë këngë të tjera, derisa këngëtarja interpreton edhe tetë sosh.

Në ndërkohë, kujtojmë që Cineplexx të enjten (11 tetor) organizon eventin Ladies Night me premierën e filmit më inspirues të vitit “A Star is Born”, edhe këtë herë me shumë shpërblime. /Telegrafi/