Please enter at least 3 characters.

"Boullingu": Në vend se t'i rrëzojë birilat, gruaja thyen televizorin me top (Video)

2018/01/1-203.jpg

"Boullingu" është një lojë mjaft atraktive që praktikohet pothuajse në të gjitha vendet e botës, mirëpo jo të gjithë janë të prirë që ta luajnë atë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku shihet një grua e cila me sa duket nuk i kishte bërë mirë matjet derisa po tentonte me top t'i godasë birilat - dhe për fat të keq topi përfundoi në televizorin e varur mbi kokën e saj, transmeton Telegrafi.

Ajo dukej shumë e koncentruar derisa po qëndronte në këmbë dhe po mbante në dorë topin, por kur tentoi t'i godet birialt, ajo në fakt goditi diçka tjetër - televizorin.

E habitur me atë çfarë bëri, ajo nuk mund t'ju besonte syve për dëmin që e kishte shkaktuar. Por, kjo nuk është hera e parë që klientët që vizitojnë qendrat e "boullingut" shkaktojnë dëme materiale, derisa tentonin të godasin me top birilat. /Telegrafi/