Please enter at least 3 characters.

Botës së futbollit po i shtohet një superyll, Dolberg i Ajaxit shënon het-trik brenda 18 minutave (Video)

2016/11/dolberg.jpg

Kasper Doblerg është futbollisti i momentit në kampionatin holandez, Eredivisie.

Sulmuesi danez ka marrë mbi supe skuadrën e tij, Ajaxin, duke e udhëhequr gjatë fitores së sotme 5-0, por edhe në vendin e parë në kampionat.

Dolberg ka arritur të tregoj talentin dhe potencialin e vet në ndeshjen ndaj Nec Nijmegen, ku shënoi het-trik për më pak se 20 minuta, teksa udhëheq edhe garën e golashënuesve në Eredivisie me tetë gola nga 13 ndeshje, shkruan Telegrafi.

Golat e talentin 19-vjeçar erdhën në minutat 19-të, 24-të dhe 37-të, duke kompletuar het-trikun brenda pjesës së parë. /Telegrafi/