Please enter at least 3 characters.

Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Princit Filip, shkak masat kufizuese kundër COVID-19

2021/02/c7a8f46f-a29c-4a31-90a6-9f3b8d82731b-1-scaled.jpg
621:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 22: UK prime minister Boris Johnson leaves Downing Street on his way to the House of Commons to deliver a statement on the governments four-step plans to release England from the current lockdown restrictions, on February 22, 2021 in London, England. As Covid-19 cases decline nationwide and the vaccination campaign reaches more people, the government is being pressed to articulate a timeline for lifting the current restrictions. In England, schools are closed to most pupils, non-essential shops are shuttered, and restaurants are limited to takeaway only. (Photo by Leon Neal/Getty Images)
12:"Getty Images

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut - i cili do të mbahet të shtunën e ardhshme - për shkak të masave kufizuese të coronavirusit, dhe në mënyrë që të lejojë “pjesëmarrjen e sa më shumë anëtarëve të familjes”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vetëm 30 persona – që pritet të jenë fëmijët e Dukës, nipërit e mbesat dhe anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë – mund të marrin pjesë në funeral, në “Kishën Saint George” të Windsor.

Lidhur me këtë rast edhe publikut iu është kërkuar që t’i qëndrojë larg kësaj ngjarje.

Ndryshe, Princi Filip, dhe njëherësh Duka i Edinburgut, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare.

Ai ishte martuar me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë. /Telegrafi/