Please enter at least 3 characters.

Bombë në një kafiteri në Prilep

2016/11/bomb-1.jpg

Rreth orës 12:00 para një kafiterie në qendrën tregtare të Prilpepit nën tryezë është vendosur apo hedhur bombë dore ende pa shpërthyer.

Siç njoftojnë nga MPB, policia për momentin e siguron hapësirën. Është thirrur Njësiti kundër zjarrit dhe pritet të arrijë Njësiti anti-terror nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ende nuk dihet nëse bomba është lënë aty apo është hedhur./Telegrafi/