Please enter at least 3 characters.

Boksi e mbyll Kampionatin Evropian me dy medalje të bronzta

2022/04/278747522_7311749682230341_6630574064176269247_n.jpg

Dy boksierët e rinj, Taulant Jakupi dhe Donat Syla, pësuan humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-18, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Të dy e mbyllën Evropianin me medalje të bronzta, pas fitoreve të shënuara në çerekfinale.

Fitimi i dy medaljeve të bronzta në një garë të nivel të tillë, vlerësohet sukses për Federatën e Boksit të Kosovës.

Ajo u përfaqësua edhe me gjyqtarin Latif Demolli, i cili po e ndanë drejtësinë.