Please enter at least 3 characters.

BMW tregoi se çfarë fshihet pas grilës së përparme të modeleve M

2021/01/8975296b91e1a7f6d4ebbb089af13f81.jpg

Le të shikojmë se çfarë qëndron prapa grilës së përparme të modeleve M të BMW-së.

Kritikat ndaj grilës së madhe përpara në disa modele BMW nuk po zbuten.

Por një maskë e madhe gjithashtu sjell disa përfitime, dhe kjo është për të lehtësuar rrjedhën e ajrit ftohës.

Një ventilator prej 1kW ndodhet menjëherë pas maskës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, më poshtë është një tjetër radiator që ftoh vajin në transmision.

Por kjo nuk është e gjitha, ka më shumë radiatorë, përfshirë ftohësin e motorit, i cili përfiton nga vakumi i krijuar në zonë. Prapa janë ftohësit e ajrit për ftohjen e frenave. /Telegrafi/