Please enter at least 3 characters.

Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez mbledhin mbi tre milionë euro për luftën ndaj coronavirusit

2020/03/GettyImages-1207564119-e1583932152426.jpg
214:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 20: Chiara Ferragni and Fedez attend the Prada show during Milan Fashion Week Fall/Winter 2020/2021 on February 20, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Pietro S. D'Aprano/Getty Images for Prada)
22:"Getty Images for Prada

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, reperi Fedez, po bëjnë pjesën e tyre për të luftuar krizën ndaj coronavirusit.

Të hënën, çifti, përmes një donacioni personal prej 100,000 eurosh, ndihmuan në mbështetjen e spitalit San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me virusin vdekjeprurës.

"Shpresojmë që kjo iniciativë të rrisë ndërgjegjësimin midis njerëzve ndaj krizës aktuale - coronavirusit, e cila po prek të gjithë ne”, kanë thënë Ferragni dhe Fedez në një deklaratë.

Chiarra Ferragna (Foto: Instagram)

Projekti, i arritshëm në ‘gofundme.com/f/coronavirus-terapia-intesiva’, u zhvillua në bashkëpunim me Alberto Zangrillo, drejtues i departamentit të kujdesit kardiovaskular dhe të përgjithshëm të spitalit Milanese. Përmes lidhjes, çdokush mund të dhurojë, duke filluar nga 5 euro.

"Ky është një kontribut konkret, të cilin ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë dhe që shpresojmë se mund të jetë një shembull për shumë njerëz”, tha Zangrillo.

"Ne vazhdojmë betejën tonë, të cilën do ta fitojmë, kundër kësaj urgjence të jashtëzakonshme, ku kujdesi intensiv është shansi i vetëm për të kuruar pacientët më të prekur [nga virusi]”, vazhdon më tej ai.

Ferragni azhurnoi 18.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram duke njoftuar se ata kishin mbledhur gjithsej dy milionë euro për kauzën.

Bulgari, Dolce & Gabbana, Versace, LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, Kering, Alibaba, L'Oréal, Estée Lauder Cos Inc., Shiseido Co. Ltd dhe Swarovski janë gjithashtu ndër kompanitë që kanë bërë donacione për të mbështetur luftën kundër virusit. /Telegrafi/