Please enter at least 3 characters.

Bllokohet për qarkullim një segment rrugor në Gjilan, njoftohen rrugët alternative

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se për shkak të punimeve do të bllokohet për qarkullim një segment i rrugës në qytet.

Sipas njoftimit, nga dita e nesërme do të bllokohet rruga nga Hoteli “Kristal” deri te rruga “Sadullah Brestovci”.

Për qarkullimin e automjeteve do të përdoren rrugët alternative, të cilat janë të shënuara në hartën e publikuar nga komuna.

Hyseni ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet për qarkullim, me qëllim që trafiku të zhvillohet sa më lehtë dhe në mënyrë të sigurt.

Ndërkaq, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/