Please enter at least 3 characters.

Blinken: Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit që Rusia kishte uzurpuar

2022/03/blinken.jpg

Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit që Rusia ka uzurpuar, megjithëse kundërofensiva e Kievit do të vazhdojë për disa muaj, thotë sekretari amerikan i shtetit.

“Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës”, tha Antony Blinken për CNN, transmeton Telegrafi.

“Është e vështirë... nuk do të jetë efektive gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”.

“Mund të zgjasë me muaj të tërë”.

Ukraina ka nisur muaj më parë kundërofensivën e saj të shumëpritur për të zmbrapsur ushtrinë ruse nga zonat e tyre.

Luftimet në Ukrainë aktualisht janë fokusuar në lindje. /Telegrafi/