Please enter at least 3 characters.

Blerton Nuha dhe Aban Delija përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Evropian të çiklizmit rrugor

2022/08/cillist.jpg

Dy çiklistët tanë, Blerton Nuha dhe Alban Delija përfaqësuan Kosovën sot (e diel) në Kampionatin Evropian të çiklizmit rrugor, që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Gara ishte e gjatë 209 km me konkurrencë shumë të fortë, thuhet në njoftimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Kosovës i lejohet të marrë pjesë me dy garues në këtë garë prestigjioze, pasi Kosova ka plotësuar numrin e pikëve në kategorizim.

Nuha dhe Delija do të garojnë më 17 gusht edhe në disiplinën kronometër individuale (ITT).