Please enter at least 3 characters.

Blero së shpejti me projekt të ri, ja detajet

2016/05/blero.png

Këngëtari shqiptar, Blero Muharremi, po bën gati projektin e tij të ri.
Pas realizimit të projektit “Ta ha Gojën” që u kritikua dhe u pëlqye nga masa të ndryshme njerëzish, tash Blero ka lënë pas atë këngë dhe po punon në këngën e re.

Telegrafi mëson se ai është ngujuar në studio, prej ku edhe po punon projektin e ri.

Bashk me Prygon, ai ka ftuar edhe tekstshkruesin Fatmir Muja dhe disa instrumentistë elitarë të muzikës shqiptare, për të krijuar projektin e ri.

Kënga pritet të jetë ritmike dhe verore, e me gjasë do të jetë projekt solo.

Mbetet të shihet çka ka përgatitur Blero. /Telegrafi/