Blerja e parë e Interit, Martinez mbërrin gjatë ditës në Itali
321:"AVELLANEDA, ARGENTINA - FEBRUARY 04: Lautaro Martinez of Racing Club celebrates after scoring the fourth goal of his team during a match between Racing Club and Huracan as part of Superliga Argentina 2017/18 at Presidente Peron Stadium on February 4, 2018 in Avellaneda, Argentina. (Photo by Demian Alday/Getty Images)
12:"Getty Images
24/05/2018
Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez, pritet të mbërrijë në Itali sot, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Interi gjeti marrëveshje me Racing për sulmuesin argjentinas shumë kohë më parë, megjithëse marrëveshja ende nuk është kompletuar zyrtarisht.
Në fillim të këtij muaji, agjenti i Martinez konfirmoi se ata thjesht po prisnin të fluturonin drejt Italisë.
Gazzetta dello Sport raporton se Martinez do të mbërrijë në Itali sot (e enjte).
Testeve mjekësore do t’iu nënshtrohet nesër para se të kthehet në Argjentinë përsëri.
Martinez do t'i bashkohet skuadrës së Luciano Spallettit në korrik.
Ndryshe, për Martinez ishin të interesuara edhe shumë skuadra tjera si Borussia Dortmund dhe Real Madrid.


