Please enter at least 3 characters.

Bleoni publikon këngën e re "Midis Prishtine"

2022/02/bleonnnii_273194178_687322995625806_2890413081759153733_n.jpg

Rap-artisti i ri i estradës, Bleoni, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Midis Prishtine” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ai e ka prezantuar para publikut edhe me klip.

Kënga është e zhanrit hup-hop dhe është realizuar nga producenti M.O.B.

Ndërkohë, vargjet e tekstit e cila i dedikohet stilit të jetës së reperit në kryeqytet, është shkruar nga vet Bleoni.

“Midis Prishtine” është vizualizuar edhe me klip, për regjinë e të cilit është kujdesur Leonit Tetaj.

Bleoni është një emër i ri në skenën vendore, me synimin për t’u bërë një nga yjet e ardhshme të muzikës hip-hop. /Telegrafi/