Please enter at least 3 characters.

Bledar Devolli trajner i Drenicës

2020/10/bledar.jpg

Drenica ka arritur marrëveshje për angazhimin e Bledar Devollit në postin e trajnerit kryesor të skuadrës.

Ai vjen në vend të Fadil Ramës, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e trajnerit, pas humbjes nga Drita.

“Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli”.

“Trajneri 42 vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë”.

“Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj. Na prift e mbara!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/