Please enter at least 3 characters.

Blake Lively tërheq vëmendjen me një stil shumë të veçantë, gjatë mbrëmjes në New York

2024/08/page-42.jpg

Blake Lively tërhoqi vëmendjen me një pamje mahnitëse, teksa doli në New York të hënën në mbrëmje.

Aktorja 36-vjeçare tregoi pamjen e saj të veshjeve perëndimore, teksa modeloi një palë xhinse me lëkurë në pjesën e përparme.

Ajo i kombinoi pantallonat e saj, të cilat kishin qëndisje me lule, me taka sandale të zeza, shkruan DailyMail.

Ajo po ashtu kishte veshur një triko të trashë ngjyrë kafe.

Dhe ylli "It Ends With Us", e cila tregoi stilin e saj në një përzgjedhje fustanesh me ngjyra, gjatë promovimit të filmit të saj të ardhshëm.

Teksa doli jashtë, ylli i ”Gossip Girl” tërhoqi një turmë me bukurinë e saj.

Ajo dukej shkëlqyese me një grim të këndshëm, njëngjyrësh, faqe ngjyrë bronzi të ndezura dhe buzët me shkëlqim. /Telegrafi/