Please enter at least 3 characters.

“Black Friday” shtoi edhe 100 mijë përdorues të Bitcoin

2017/11/23960859_1508867412565865_23468479_o-Recovered-e1511767272597.jpg

Bitcoin ka marrë nxitje nga e premtja e zezë. Valuta dixhitale theu nivelin e 8,700 dollarëve ditën e Shtunë, duke ndjekur interesin e investitorëve ndaj ditës së Falënderimeve dhe të Premtes së zezë në Shtetet e Bashkuara. Bitcoin u rrit me më shumë se 6% në një rekord prej 8,725 dollarë, tregojnë të dhënat e CoinDesk.

Edhe valuta tjetër rivale, Ethereum, shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 485.18 dollarë. Sipas analistëve, lëvizjet janë lidhur me shitësit me pakicë. Këmbyesi më i madh i Bitcoin në SHBA, Coinbase, shtoi rreth 100,000 llogari nga dita e mërkurë në të premten, në një total prej 13.1 milionë.

Bitcoin është 8-fishuar këtë vit në vlerë prej interesit në rritje të investitorëve institucionalë. Bursa më e madhe në botë e kontratave futures, CME, po planifikon të listojë kontrata “futures” të Bitcoin, në javën e dytë të Dhjetorit.

Lansimi i produktit derivativ për valutën dixhitale do t’i japë një shtysë tjetër bitcoin, për t’u kthyer në një aktiv legjitim. Volumi tregtar në dollarë amerikanë përbën për 24% të totalit për Bitcoin. Jeni japonez ka pjesën më të madhe në 59%, ndërsa valuta e Koresë së Jugut përbën për 10%. /Telegrafi/