Biseda e adhurueshme mes një vajze dhe një mace ka pushtuar internetin
Një nënë nga Michigan zbuloi se vajza e saj njëvjeçare ende nuk flet fjali të plota, por përkundrazi “fliste rrjedhshëm gjuhën e maceve”.
Videoja që Ina, një nënë e dy fëmijëve, publikoi në TikTok u bë virale falë komunikimit të paharrueshëm mes vajzës së saj dhe maces së tyre, Mici. Në video, vajza përpiqet ta mbulojë Micin me një batanije, pastaj fillon një “bisedë” plot valëvitje duarsh dhe mjaullime. Ndërsa vajza komunikon me mjaullime, maca i përgjigjet si të kuptonte plotësisht.
Ina tregon se vajza e saj kishte filluar të imitojë macen që në moshën 10 muajshe, “Fillimisht ishte mjaullima i qetë, por me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e sigurt në ‘fjalorin’ e saj të maceve,” tha ajo duke qeshur për Newsweek.
Sot, Mici dhe vajza kanë ‘biseda’ çdo ditë, dhe më prekësi është, thotë Ina, që Mici shpesh i përgjigjet me zë të lartë – sikur vërtet po komunikojnë.
Videoja në TikTok ka grumbulluar mbi 900 mijë shikime dhe më shumë se 170 mijë pëlqime, duke nxitur një valë komentesh. /Telegrafi/


