Bilic: West Ham, një klub special
16/06/2015
Kroati si lojtar ka luajtur për Hammers nën drejtimin e Harry Redknap si dhe më vonë për Evertonin në vitet 90-ta, dhe tash është hera e parë që ai do të ushtrojë edhe detyrën e menaxherit në Ligën Premier.
“Gjëja e vetme në Angli është se nuk ka klube të vogla – vetëm klube të mëdha dhe klube më të mëdha”, ka deklaruar Bilic për Daily Mail, transmeton Telegrafi.
“Në këtë drejtim, West Ham është diçka. Unë nuk e them këtë se jam një ish-lojtar dhe tash menaxher”.
“Njerëzit në Angli mund të mos e dinë, por në Evropë ky shihet si një klub special. Unë jam shumë, shumë i lumtur që jam rikthyer”, ka thënë kroati. /Telegrafi/


