BIJA QË NUK QAN
Francesco Scarabicchi (1951-2021)
13/02/2026
Poezi nga: Francesco Scarabicchi
Përktheu: Maksim Rakipaj
Do të vi sapo bëhesh natë,
pranë teje të jem, të kujtoj
vitet e aq netëve pa gjumë, kur ecje pa u ndjerë.
Do të kem atë fytyrë që nuk di ta kem,
do të flas aq sa duhet që të mos kalosh
të vetmin cak ku mund të zhdukesh.


