Bieber, telashe gjatë Bet Awards
30/06/2011
Një pjesëtar i stafit të kësaj ceremonie nuk kishte lejuar një truproje të Bieber të hynte, me pretekst se nuk kishte biletë për të hyrë brenda.
Nuk kaloi shumë kohë dhe pasi filloi të nxehej situata, Justin Bieber personalisht shkoi për të parë si është gjendja dhe pasi arriti t’i qetësonte gjakrat, ia mundësoi hyrjen truprojës së tij, kinse ai ka nevojë për siguri më të madhe brenda impiantit. /Telegrafi/


